28 tetor  2020

Opozita jashteparlamentare duket se po shkon ne zgjedhjet e 25 prillit me nje percarje dhe ndasi te theksuar mes figurave te reja dhe atyre tradicionale.

Pak dite me pare kryetari i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj, deklaroi se nga opozita do te dalin pese parti.

Gjate nje fjalimi para qytetareve, Veliaj u shpreh se opozita do te futet ne zgjedhje me 5 parti me sigla te ndryshme politike.

E kjo duket se po ndodh pasi diten e sotme, gazeta zyrtare e Partise Demokratike RD, ka renditur kater personazhe te dikurshme te PD te cilet i quan kukulla te Rames, citon lajmifundit.al.

Mes tyre eshte Jozefina Topalli qe se fundi deklaroi perfshirjen ne nje levizje te re politike.

Me pas vjen Rudina Hajdari, e cila nuk dogji mandatin e deputetes dhe u shkeput nga nisma Thurje javet e fundit.

Ne liste eshte edhe ish deputeti i PD Myslim Murrizi, sot pjese e Parlamentit si pjese e grupit demokrat mes deputeteve qe nuk pranuan djegien e mandatit.

I akuzuar si kukull eshte edhe Astrit Patozi, i larguar me heret nga PD, dhe ish kryeredaktor i RD e cila e akuzon sot si vegel te Rames./lajmifundit.al.

 LajmiFundit.al