“Përçarje brenda BE-së”/Shqipëria dhe Kosova nën strehën e konflikteve. –
15 shkurt 2018.
Sfida e Shqipërisë dhe rruga e saj për në BE nuk varet thjeshtë nga reformat e kryera, pasi vendimi për anëtarësim në këtë familje duhet të jetë i unifikuar. Nyja tjetër penguese për Ballkanin është edhe qasja e Serbisë me Kosovën, pasi pretendimet e tyre shikohen ndarazi edhe brenda BE-së-shkruan Tirana Today.
Takimi i Ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian në Bullgari ka prodhuar qëndrime të ndryshme për të njëjtën çështje. Ballkani Perëndimor është përball sfidave të reja, por qëndrimet e unionin evropian nuk janë të unifikuara, pasi në mes ka shumë probleme të ndjeshme-shkruan Tirana Today.
Ndërkohë edhe Shqipëri mbetet larg, pasi ende nuk ka një marrëveshje konkrete me Greqinë për paktin me detin dhe tekstet shkollore, çështjen çame dhe Ligjin e luftës.Kjo pikë mund ta mbajë edhe për shumë kohë Shqipërinë larg BE-së, pasi Greqia do të mund të përdorë veton.
“Brukseli kërkon që vendet e bllokut ballkanik të anëtarësohen me ritme të shpejta, por natyrisht kjo ka edhe pengesat e veta. Serbia dhe Mali i Zi janë më të avatazhuara në këtë kohë për anëtarësim në BE brenda 2025. Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia do të ndjekin këtë nismë, pasi Brukseli përpiqet të mbrojë rajonin nga influenca ruse dhe kineze”-raporton Euronews. Ky të paktën është ajo çfarë synon strategjia për Ballkanin. Por tani pengesa më e madhe është se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa Gjermani ka kërkuar që kjo duhet të jetë kusht për Serbinë. Sigmar Gabriel, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, teksa qëndroi dje në Kosovës deklaroi se “Është kusht i nevojshme për të pranuar Pavarësinë e Kosovës”
Aspekti i sigurisë rajonale
Lëvizja e refugjatëve në drejtim të Bashkimit Evropian është kthyer një një problem tjetër, që tensionon jo pak qasjen diplomatike mes Ballkanit dhe vendeve të BE-së.Hungaria dhe Bullgaria, thonë se nuk ka kohë për të humbur. Siguria e bllokut varet nga sigurimi i Ballkanit dhe rajoni nuk mund të përballojë një valë tjetër të emigrantëve.
“Është e qartë se SHBA kanë një strategji për Ballkanin Perëndimor, Rusia ka një strategji po ashtu mbi Ballkanin Perëndimor, Turqia ka një strategji për Ballkanin Perëndimor”, ministri i jashtëm i Hungarisë Peter Szijarto tha gjatë takimit këtë të enjte
Ai shprehet se BE po lëvizë shumë ngadalë më strategjinë ndaj Ballkanit. “Vetë Bashkimi Evropian është jashtëzakonisht i ngadalshëm kur bëhet fjalë për çështjet në Ballkanin Perëndimor”-shtoi ai
Kontekstet rajonale
Ministri i jashtëm slloven, Karl Erjavec tha se mosmarrëveshjet rajonale mund të kërkojnë shumë vite për t’u zgjidhur. Viti 2025, mund të jetë shumë optimist.
“Sllovenia kishte njëzet vjet dialog me Kroacinë dhe mendoj se është e mundur të pritet ky kusht në vitin 2025″.Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka planifikuar të ketë një sërë vizitash në Ballkanin Perëndimor në një tur vizitash, për t’u njohur nga afër me arritjet e tyre.
Perkthyer nga “Tirana Today”.