Përdorimi i vaksinës ruse dhe kineze në Shqipëri, mjeku Ilir Alimehmeti del kundër: Duhet të prisnim…

23 MARS 2021

Mjeku Ilir Alimehmeti është shprehur se është skeptik në lidhje me përdorimin e vaksinës ruse në vendin tonë.

Në emisionin “Open”, thotë se i beson fort certifikimit, ndaj duhet të kishim pritur, jo të bëheshin veprime duke u bazuar në rritjen e rasteve të reja dhe të jetëve të humbura.

“Nuk ka efikasitet sipas moshave. Nuk dimë asgjë për efektet anësore, ndërsa në krahasim me janarin dhe shkurtin, nisi rritja e rasteve dhe e vdekshmërisë. U kuptua se nuk ka kohë për të humbur, do duhet të ishim një hap më parë dhe të mos kishim këtë diskutimin para mbrapa me publikun. Duhet të qëndrojmë në njëtrajtshmëri.

Sputnik që me 4 mars është marrë në shqyrtim nga EMA, unë do prisja certifikimet zyrtare. Unë i besoj fort certifikimit europian. Mjekësia bazohet mbi të dhëna, të dhënat janë aty. Duhet të kemi më shumë kujdes në këtë drejtim”, tha Alimehmeti.

Gazeta Sot