ish-komandanti i NATO-s gjenerali Richard Shirreff.

“Perëndimi duhet të përgatitet për luftë”. – ish-komandanti i NATO-s del me paralajmërimin e frikshëm, tregon lëvizjen që mund të bëjë Putini

28 PRILL 2022

Ditën e djeshme, sekretarja e jashtme britanike deklaroi se Rusia duhet të tërheqë të gjithë trupat e saj nga Ukraina.

Liz Truss tha se rusët duhet të largohen jo vetëm nga zonat që kanë pushtuar gjatë javëve të fundit, por edhe nga zonat që ata morën nën kontroll 8 vite më parë.

Ndërkohë pas deklaratës së Truss ka reaguar edhe ish zëvëndës komandanti i NATO-s. Dërgimi i më shumë armëve ushtarake dhe përforcimi i mbrojtjes është cilësuar si “qasja e duhur”,  nga ish-zëvendës komandanti i NATO-s në Europë, gjenerali Richard Shirreff.

Ish-komandanti ushtarak paralajmëroi se Putini mund të përgjigjet në mënyrë agresive, por argumentoi se ky veprim ishte i nevojshëm për të treguar se Perëndimi ishte serioz.

“Rasti më i keq është lufta me Rusinë. Duke u përgatitur për rastin më të keq, diçka e tillë ka shumë të ngjarë të pengojë Putinin, sepse në fund të fundit Putini respekton fuqinë,” tha ai.

Gazeta Shqip