Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD. Ja çfarë vendosën deputetët për zgjidhjen e krizës (Ftesa për palën e Berishës)
Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD. Ja çfarë vendosën deputetët për zgjidhjen e krizës (Ftesa për palën e Berishës)
23 MARS 2022
Kryesia e Partisë Demokratike ka dalë me një qëndrim në përfundim të mbledhjes së parë, pas largimit të kryetarit Lulzim Basha.
Në qëndrimin e bërë publik, ndër të tjera thuhet se kryesia shpall vullnetin për të bërë gjithçka në funksion të bashkimit dhe fton zyrtarisht në bisedime kolegët e palës tjetër.
QËNDRIM I KRYESISË SË PARTISË DEKOKRATIKE, 23 MARS 2022
- Kryesia e Partisë apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes dhe arrogancës mes demokratëve dhe i bën thirrje secilit anëtar të Partisë të reflektojë dhe të rishikojë pozicionin e deritanishëm përçarës mes demokratëve. Nga përçarja dhe konflikti i brendshëm mes demokratëve dëmtohet Partia Demokratike dhe përfiton vetëm regjimi i Edi Ramës.
- Kryesia e Partisë bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të çdo iniciative dhe procesi të njëanshëm, që është duke u kryer në bazën e partisë, sepse përbëjnë akte përçarëse mes demokratëve. Kjo do të konsiderohej si shprehje vullneti për fillimin e procesit të bashkimit.
- Kryesia e Partisë shpall vullnetin e saj për të bërë gjithçka në funksion të bashkimit dhe fton zyrtarisht në bisedime kolegët e palës tjetër. Për këtë qëllim krijohet një grup pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve, duke ftuar që pjesë e këtij grupi pune ti’ bashkohen në numër të barabartë edhe përfaqësues të kolegëve të palës tjetër. Për konkretizimin e kësaj formule ngarkohet Kryetari i komanduar i PDSH.
Nga Gazeta Sot