Përfundon takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Hoti jep detaje
Përfundon takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Hoti jep detaje
3 SHTATOR 2020
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Aleksandër Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë.
Në një konferencë para mediave, Hoti tha se nesër pritet të finalizohet diskutimi që kanë pasur delegacionet e shteteve gjatë dialogut në Uashington.
“Jemi takuar me O’brien dhe Grenell. Kishim një takim me presidentin serb gjithashtu. Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot. Një gjë mund t’iu them që marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme asnjëherë nuk kanë ardhur dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë. Kemi bërë një progres në çështjet ekonomike dhe kemi bërë një hap të madh. As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve. Ju nesër do të shihni marrëveshjen sepse kështu është diskutuar”, ka thënë Hoti.
Gazeta Shqip