Përfundon takimi për dialogun Kosovë-Serbi nën praninë e Merkel dhe Macron, reagon Vuçiç dhe zbardh diskutimet: Prishtina na vendosi ultimatume! Gati të…

10 KORRIK 2020

l

Presidenti Aleksandar Vuçiç ka zbuluar detaje nga takimi virtual me Avdullah Hotin nën praninë e Merkel dhe Macron.

Vuçiç tha se Hoti vendosi ultimatume sa i përket dialogut duke kërkuar integritet territorial, njohje të ndërsjelltë dhe anëtarësim në OKB.

Nga ana tjetër Presidenti fillimisht ka thënë që nuk do i pranojë, por më pas ka ndryshuar qasje dhe se do të diskutojë çdo hap për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Pala shqiptare doli me kërkesa të cilat janë: ruajtja e integritetit territorial dhe Kushtetutës së Kosovës, njohje e përhershme dhe e ndërsjellë, anëtarësimi në OKB. Unë thashë se gjithçka që është e pakuptimtë, po unë jam i gatshëm të flas dhe të bëj hapa të vegjël. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për të gjitha hapat që do të përmirësojnë marrëdhëniet midis njerëzve, rrjedhën e njerëzve, mallrave, kapitalit, por jo të pranojmë ultimatume. Kjo nuk është e mundur dhe realiste,”, u shpreh Vuçiç.

Gazeta Sot