Pergatijet per Festivalin Folklorik i Gjirokastrës, nje foto nga Grupi i Pukes
13 Maji 2023
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka publikuar një album fotografik me momente nga përgatitjet e grupit te Pukes, përfaqësuese të Qarkut Shkodër, që do të jetë pjesë e Festivalit Folklorik Kombëtar, Gjirokastër 2023.
Shkodra, Puka, Fushë-Arrësi, Malësia e Madhe dhe Dukagjini do t’i bashkohen paradës së motiveve, ritmeve, ngjyrave, këngëve, valleve e riteve që do të shpalosen në qytetin e gurtë të Gjirokastrës.
Festivali Folklorik Kombëtar do të zhvillohet këtë vit, në muajin qershor.
Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u mbajt në vitin 1968. Prej asaj kohe, festivali është zhvilluar çdo pesë vjet.
Vitet `70 mund të konsiderohen edhe si kulmi i pjesëmarrjes në këtë festival, ku pati më shumë se 1 mijë pjesëmarrës të përzgjedhur.
Festivali i Gjirokastrës ka qenë i konceptuar në formën e një gare folklorike, ku deri në festivalin e vitit 1988, janë dhënë çmime për grupet më të mira, ndërkohë që në edicionet e fundit të tij çmimet do të ndaheshin për bartësit dhe interpretuesit e folklorit.