“Përgatituni për luftë me Rusinë”. Deklarata e fortë e ministrit të Jashtëm të Ukrainës ndaj BE: Nuk do keni kohë
“Përgatituni për luftë me Rusinë”. Deklarata e fortë e ministrit të Jashtëm të Ukrainës ndaj BE: Nuk do keni kohë
16 Nentor 2021
“Parisi dhe Berlini duhet të përgatiten për një shpërthim të mundshëm luftimesh mes Rusisë dhe Ukrainës”. Ky është paralajmërimi që ka dhënë ministri i Jashtëm i Ukrainës, raporton agjencia ruse e lajmeve “RT”.
Dmitry Kuleba dha alarmin të hënën gjatë një takimi me homologët e tij perëndimorë, duke thënë se Perëndimi do të duhej të heqë dorë nga burokracitë në rast të një konflikti të armatosur.
“Nëse Rusia fillon të veprojë, thjesht nuk do të keni kohë fizikisht për të koordinuar, për të kaluar nëpër të gjitha procedurat burokratike, për të koordinuar vendimet,” tha ai.
“Pra, ju lutemi bëni punën përgatitore tani, sepse nëse ndodh skenari ushtarak, thjesht nuk do të ketë kohë,” me këto fjalë i është drejtuar ministri i Jashtëm rus homologëve të tij francezë dhe gjermanë, Jean-Yves Le Drian dhe Heiko Maas.
Ministri i Jashtëm këmbënguli se Kievi, megjithatë, nuk po kërkon të përshkallëzojë situatën, por do të mbrohet nëse është e nevojshme.
Kërkesat e Kuleba që Parisi dhe Berlini të fillojnë përgatitjet ushtarake përputhen me pretendimet e kreut të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha se organizata ka parë një “përqendrim të pazakontë të trupave ushtarake” në kufirin me Rusinë.
Kremlini megjithatë ka mohuar raportet që qarkulluan në media në fillim të këtij muaji se Rusia mund të jetë duke “komplotuar një pushtim te Ukraines”.
Zëdhënësi Dmitry Peskov tha: “Ne kemi thënë vazhdimisht se lëvizja e forcave tona të armatosura në territorin tonë nuk duhet të shqetësojë askënd. Rusia nuk përbën kërcënim për askënd”.
Gazeta Panorama