“Përgatituni për më të keqen”/ Alarmi i mjekëve italianë për Europën: Spitalet do të bien në kolaps

09/03/20

Ndërkohë që luftojnë prej javësh me shpërthimin e koronavirusit, mjekët italianë u kanë dërguar një letër të gjitha vendeve europiane duke u kërkuar të parapërgatiten për epideminë, e cila mund të çojë në kolapsin e spitaleve.

“Kokat” e mjekësisë italiane u dërguar një letër Ministrive të Shëndetësisë në të gjithë Europën, duke zbuluar deri në 10 për qind e të të gjithë personave të infektuar me koronavirus kanë nevojë për kujdes intensiv. Në Itali, e cila u bë zyrtarisht vendi i dytë në botë më i prekur pas Kinës, me më shumë se 9 mijë raste, spitalet janë duke u mbingarkuar.

Letra, e zbardhur nga “The Independent”, zbulon shkallën e ndikimit në spitalet italiane, ku 9.172 pacientë janë infektuar me virus dhe 463 njerëz kanë vdekur.

Në një shënimin, dërguar fillimisht Shoqatës Europiane të Mjekësisë së Kujdesit Intensiv dhe më pas një sërë vendesh anëtare, ekspertët Maurizio Cecconi, Profesor Antonio Pesenti dhe Profesor Giacomo Grasselli, nga Universiteti i Milanos, zbuloi se sa e vështirë kishte qenë të trajtoje pacientët me koronavirus.

Ata thanë që spitalet italiane ishin përballur me “një numër shumë të lartë” pacientësh që kishin nevojë për kujdes intensiv, të cilët kishin bllokim të rëndë të mushkërive të shkaktuar nga virusi dhe kishin nevojë për ventilatorë për t’i ndihmuar ata të marrin frymë.

Ata thanë që spitalet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë duhej të përgatiteshin për të punuar përtej kapaciteteve. Ata thanë se ishte jetësore që spitalet të kishin pajisje për të mbrojtur stafin dhe pajisjen me veshje mbrojtëse.

“Rrisni kapacitetin e përgjithshëm të njësive të kujdesit intensiv. Identifikoni spitalet që mund të menaxhojnë trajtimin e pacientëve me koronavirus në mënyrë të sigurt. Përgatituni të shtoni njësitë e kujdesit intensiv ku të gruponi pacientët me Covid-19, në çdo spital nëse është e nevojshme”, tha ai.

Spitalet në Mbretërinë e Bashkuar tashmë po diskutojnë se si do t’u duhet të bëjnë trajtimin e pacientëve sipas përparësisë, duke theksuar se përparësi kanë ata më shumë gjasa të mbijetojnë në rast se nuk ka mjaft shtretër, ventilatorë ose staf për t’u kujdesur për të infektuarit.

Një mjek në spitalin më të madh në Londër i tha gazetës britanike “The Independent” se letra e mjekëve italiane përbënte shkak për shqetësim.

“Do të jetë e vështirë. Tejet e vështirë. Shqetësimi im është stafi. Nëse sëmuren shumë mjekë dhe infermierë, do të përballemi me një krizë të jashtëzakonshme”, tha ai. “Ajo që më shqetëson më shumë është nëse njësia e kujdesit intensiv është e plotë dhe nuk kemi infermierëve, anestezistët do të thirren për të kujdesur pacientët në karantinë. Nëse ndodh kjo, ne nuk do të kemi kapacitetin të kujdesemi për pacientët që kanë nevojë për kirurgji urgjente për apendiksit, mpiksje gjaku etj. Këta janë njerëzit që do të vdesin pa qënë nevoja”, thekson ai.

Në një shënim, mjeku italian i kujdesit intensiv Giuseppe Nattino, nga provinca e Lecco në Veri të Italisë, ka ndarë një përmbledhje klinike të pacientëve që njësia e tij ka qenë duke trajtuar.

Letra e tij tregon se si pacientët me koronavirus përjetojnë një infeksion të rëndë në mushkëri, duke kërkuar mbështetje të madhe për ventilimin. Gjithashtu ai zbulon efektin që virusi ka mbi presionin e gjakut, zemrën, veshkat dhe mëlçinë me pacientët që kanë nevojë për trajtim të qëndrueshëm.

“Një javë më parë hapëm një njësi të kujdesit intensiv me gjashtë shtretër për pacientët në gjendje kritike me Covid-19. Në dy ditë njësisë tonë iu shtuan 10 shtretër. Tani ne po planifikojmë ta bashkojmë me sallën e kardiologjisë për të përdorur shtretërit për 12 pacientë të tjerë me Covid-19”, thotë kryemjeku italian.

Në një zhvillim alarmant, Nattino tha se është rritur numri i pacientëve në moshë të re, duke thënë se mosha e pacientëve në kujdes intensiv arrin nga 46 në 83 vjeç.

“Ditët e fundit po kanë mbërritur shumë pacientë në moshë të re. Pasi virusi rrëzoi pjesën më të dobët e popullsisë, tani kemi pacientë më të rinj. E keqja është se ata po vijnë në spitale të mbipopulluara, të mbingarkuara me pak burime të mbetura”, thotë ai.

Një mjek tjetër i kujdesit intensiv nga veriu i Anglisë tha se letra e doktor Nattino tregoi se pacientët me koronavirus kishin mungesë oksigjeni në gjak, që do të thotë se ata kanë nevojë për një ventilator.

“Inflamacioni në mushkëri vazhdon për një kohë të gjatë. Pacientët kanë nevojë për ilaçe të forta në doza të larta për të mbajtur presionin e gjakut”, thotë ai.

Nga mapo.al