Përgatituni për rrebeshe shiu, ja parashikimi i motit për sot

Nga OraNews

8 Shtator 2021

Vendi jonë do të paraqitet  nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta deri në mesditë kur pritet zhvillim i vranësirave në ekstremin jug-juglindje, duke sjellë rrebeshe afat-shkurtra shiu.

Përsa i përket pasdites, pritet përmiresim i motit, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e pakta të jenë dominante në vend.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojne rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur 13°C vlera më e ulët në zonat malore dhe deri në 31°C maksimalja përgjatë shtrirjes perëndimore.