![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/09/800-0-614785fbc06c1.jpg?fit=800%2C480&ssl=1)
Përgatituni për surprizat e motit, ja si do të jenë temperaturat në 5 ditët e ardhshme
Përgatituni për surprizat e motit, ja si do të jenë temperaturat në 5 ditët e ardhshme
19 SHTATOR 2021
Shërbimi Meterologjik Ushtarak, ka bërë me dije se si do jetë moti përgjatë 5 ditëve të ardhshme.
E hëna do të nisë me reshje shiu e hera herës me shtrëngata edhe pse orët me diell nuk do të mungojnë. Mesjava do të ketë mot me alternime vranësirash e kthjellimesh por dhe me shi lokal në zonat si më poshtë. Dita e enjte do të jetë më e qëndrueshme por do të mbartë me vete rënie të temperaturave veçanërisht atyre të mëngjesit, gjë e cila do të vijojë edhe të premten në mëngjes. Gjatë orëve të mesditës temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë.
Era do të nisë të fryjë nga kuadrati i jugut e në mesjavë do të kthejë nga veriperëndimi. Gjatë të premtes ajo do të kthejë sërish nga jugu. Shpejtësia e saj do të jetë e ulët e mesatare. Në të gjithë bregdetin dhe në momentet e zhvillimit të vranësirave ajo do të fitojë forcë. Valëzimi në bregdet do të jetë i forcës 3 dhe 4 ballë.
Ju urojmë një javë të bukur mes familjarëve dhe miqve tuaj!
Gazeta Sot