“Përgjegjës për vrasjen e të miturës’-“. Manjani nxjerr nenin e shkelur nga Rama, Çuçi dhe Kumbaro
04/08/2022
Ish-ministri Ylli Manjani ka publikuar ligjin që që ngarkon me përgjegjësi Edi ramën dhe ministrat e Tij të Turizmit dhe të Brendshëm për vrasjen e kobshme në Himarë të vajzës 7 vjeçare.
‘Meqë janë “dashnorët” e përgjegjësisë individuale, ja ku e kanë ligjin e shkelur. Ja se si e kanë shpërdoruar detyrën duke krijuar pasojë të rëndë, humbjen e jetëve njerëzore!’, shkruan Manjani në Facebook.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit:
Me këto akte sigurohet regjistrimi i mjeteve,pronësia e tyre,përdorimi, rregullat e përdorimit e çdo gjë që i bën ato të sigurta.
Por hiç! As 6,as 12,as 24 e as hiç muaj.
As Edi e as ministrat përgjegjës nuk e qethën fare.
Ah po, kanë bërë vetëm një udhëzim për të dhënë lejet e drejtimit, po ato kryesoret hiç .
Po meqë janë “dashnorët” e përgjegjësisë individuale, ja ku e kanë ligjin e shkelur. Ja se si e kanë shpërdoruar detyrën duke krijuar pasojë të rëndë, humbjen e jetëve njerëzore!
Kujtoj se në paraburgim ka sot zyrtarë që s’i kanë bërë asgjë detyrës, por janë në burg. Ndërsa Edi &co tallen me detyrën sipas qejfit, duke marrë jetë njerëzish e s’u hyn gjëmb në këmbë!!!
Dakord, nuk do politikë, po ligj do?!
Ja ku e ka!
E ka shkelur me të gjitha këmbët.
Kjo papërgjegjshmëri i bën përdoruesit e mjeteve lundruese të sillen si të duan. Ndoshta rasti i policit kriminel,nuk do kishte kuptim as ligji, por së paku do dallohej edhe mëqartë përgjegjegjësia individuale e tij.
Sot këtë përgjegjësi e mban Edi Rama dhe të paktën 2 ministra përgjegjës.
Jo për gjë po e kishin përgatitur më së miri këtë sezon…! E kanë qa.