vangjush-dako

Përgjimet/ Dako si Rama, sulmon VOA-n: Zëri i Amerikës, ka degraduar…

31 janar 2019

Vangjush Dako ka sulmuar “Zërin e Amerikës” që publikoi përgjimet e prokurorisë, që ngrenë dyshime se kryetari i Bashkisë së Durrësit është i përfshirë në shit-blerje votash.

“Ka degradim të Zërit të Amerikës, ulje të atij televizioni, ka qenë një inspirues në vitet 80”, tha Dako këtë të enjte në emisionin “Open”.

“VOA merret me një përgjim të shefes së kabinetit apo të Vangjush Dakos, mua më duket diçka e ekzagjeruar”, shtoi.

Një qëndrim thuajse “motatmo” ndaj Zërit të Amerikës, kur VOA, bazuar mbi dokumente të prokurorisë ka raportuar mbi dyshime në shit-blerjen e votave nga zyrtarë të PS-së në bashkëpunim me grupe kriminale, apo konkurse fiktive punësimi, ka mbajtur edhe kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama.

Shefi i qeverisë e ka quajtur Zërin e Amerikës, “kazan”.

vangjush-dako

Gazeta  Panorama