Përgjimet e Antimafias/ Shpërthen keq analisti i njohur ndaj ambasadorit italian: Deklaratë e poshtër, janë bashkëfajtor!
Përgjimet e Antimafias/ Shpërthen keq analisti i njohur ndaj ambasadorit italian: Deklaratë e poshtër, janë bashkëfajtor!
25 JANAR 2021
Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar të poshtër deklaratën e ambasadorit italian, Fabrizio Buçi, i cili reagoi në lidhje me përgjigjet e Antimafias italiane sa i takon lidhjeve të grupit kriminal të Ndragheta-s me biznesmenë dhe sipërmarrës.
I ftuar në emisionin ‘Real Story’, Lubonja tha se është mbështetje e hapur e status-quos nga ana e Buçit.
Sipas Lubonjës, ambasadori duhet të kërkojë hetime në lidhje me këtë rast.
“Deklaratë e poshtër e ambasadorit. Është mbështetje e hapur e status-quos. Në vendi që të kërkojë hetime…ai e di shumë mirë se cila është Italia. Nëse ju kujtohet se çfarë thuhet atje në regjistrime. Ata mafiozët thonë; është si Italia e viteve 60, ku shteti ishte i hapur. Ai e di shumë mirë se sa para bën Ndragheta. Atje ku gjykata është e kapur. Këtu polici ha mish e djathë. Prokurori nuk hap çështjen, që të shoh se kush është ky Niku, se mund t’i kemi rënë në qafë. Se ngre dot kokën ky ambasadori?! Ça janë këto kulla. Janë bashkëfajtorë aty. Ai është bashkëfajtor me këtë deklaratë. Ai i quan këto thashetheme, kur ujkun e kemi përpara. Ambasada italiane dhe drejtësia italiane janë në mospërputhje prej kohësh. Atyre iu shemb stadiumi, nuk thënë një fjalë. U shemb teatri dhe s’foli.”, tha ai.
Gazeta sot