Përgjimet e BILD, reagon për herë të parë SHBA: Kërkojmë…

 

Postuar: 28/06/2019 – 18:35

Ka reaguar për herë të parë SHBA nëpërmejt zv/ndihmës sekretarit të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, në një intervistë për Zërin e Amerikës sa iu përket përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”.

Pjesë nga intervista:

Zëri i Amerikës:  Një seri telefonatash të përgjuara të zyrtarëve socialistë lenë të kuptohet se ata dyshohen për abuzim pushteti dhe mund të kenë shkelur edhe ligjet zgjedhore, duke u bërë presion votuesve. Cili është komenti juaj për këtë?

Mathew Palmer: Këto janë akuza serioze që duhet të hetohen.  Ne do të mbështesim një hetim nga institucionet dhe autoritetet shqiptare, një hetim që është profesional, transparent, që të çon drejt një përfundimi. Këto janë akuza shumë serioze, që kërkojnë hetime serioze.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/