Përhapja dhe infektimi, çfarë zbuluan shkencëtarët amerikanë në vatrën ku lindi koronavirusi?
Përhapja dhe infektimi, çfarë zbuluan shkencëtarët amerikanë në vatrën ku lindi koronavirusi?
13 Prill 2020
Koronavirusi mund të përhapet dy herë më shpejt nga sa kishin besuar më më parë, kanë zbuluar studiuesit.
Virusi u zbulua për herë të parë në Wuhan, Kinë, në dhjetor 2019 përpara se të përhapej në të gjithë botën, duke vrarë 109,000 njerëz dhe duke infektuar më shumë se 1.7 milion deri më tani.
Fillimisht, u tha se një person mund të infektonte 2.2 deri në 2.7 persona.
Shkencëtarët nga Laboratori Kombëtar i Los Alamos në New Mexico, të cilët studiuan fazat e hershme të shpërthimit në qytetin kinez Wuhan, zbuluan se çdo transportues në të vërtetë kishte infektuar mesatarisht 5,7 njerëz.
Studimi zbuloi se 82 përqind e njerëzve do të duhej të jenë imun, qoftë përmes një vaksine ose shërimi nga sëmundja, për ta ndaluar përhapjen e tij.
Shkalla e ‘dyfishimit’ të virusit – kalimi nga një person tek dy të tjerë – fillimisht u tha se kryhen në mes gjashtë dhe shtatë ditëve.
Por ekipi hulumtues amerikan tha se kjë përhapjen kryhej më shpejt në qytetin kinez deri në 3.3 ditë, “duke sugjeruar një normë shumë më të shpejtë të përhapjes sesa ishte matur fillimisht”.
Shkencëtarët zbuluan se periudha e inkubacionit – koha nga kur një person ekspozohet për herë të parë deri në momentin kur fillon të shfaqë simptoma – është 4.2 ditë, një ditë më pak se dy vlerësimet e mëparshme, shkruan “Mail“.
Para 18 janarit, koha nga kur simptomat filluan për herë të parë ishin 5.5 ditë në Kinë.
Pas 18 janarit, kohëzgjatja u shkurtua ndjeshëm në 1.5 ditë.
Shkencëtarët thanë se kjo erdhi në të njëjtën kohë me raportet për transmetimin e mundshëm nga njeriu te njeriu dhe për përmirësimin e nivelit të reagimit të vendit.
Kina mbylli qytetin e Wuhan më 23 janar, kur u bë e qartë se virusi vdekjeprurës Covid-19 kishte filluar atje.
©Copyright Gazeta SHQIP