Përhapja e COVID, zbulimi i shkencëtarit: – Kam punuar në laboratorin e Wuhan, e di çfarë ka ndodhur
4 Dhjetor 2022
Një shkencëtar që ka punuar në laboratorin e Wuhan ka pohuar se Covid kishte rrjedhur nga laboratori dhe nuk ka kaluar nga kafshët te njerëzit, shkruan The Sun.
Andrew Huff, ish-zëvendëspresident i Aleancës EcoHealth, tha se kjo është një nga fshehjet më të mëdha në histori dhe dështimi më i madh i inteligjencës amerikane që nga 11 shtatori.
Instituti i Virologjisë në Wuhan, një laborator i sigurisë së lartë i specializuar për koronaviruset ka qenë në sy të botës ndërsa ende nuk është zbuluar origjina e saktë e koronavirusit.
Si Kina, ashtu edhe ekspertët e labaratorit në Wuhan kanë mohuar çdo akuzë, por provat se virusi në fakt ka dalë nga laboratori. Dhjetra ekspertë kanë sugjeruar se Covid mund të ketë dalë nga laboratori i Ëuhanit përmes një studiuesi të infektuar ose shkeljeve të mundshme të sigurisë në vend.
Edhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thuhet se beson se Covid ka rrjedhur nga laboratori pas një “aksidenti katastrofik” .
Në librin e tij të ri, “The Truth About Wuhan” – sinjalizuesi Dr Huff pretendon se pandemia ishte rezultat i financimit të qeverisë amerikane të inxhinierisë gjenetike të rrezikshme të koronaviruseve në Kinë.
Epidemiologu tha se eksperimentet e Kinës, të kryera me siguri të dobët çuan në një rrjedhje laboratorike në Institutin e Virologjisë Wuhan të financuar nga SHBA.
“Aleanca EcoHealth dhe laboratorët e huaj nuk kishin masat adekuate të kontrollit në vend për të siguruar sigurinë e duhur, dhe të menaxhonin rrezikun, që përfundimisht rezultoi daljen e virusit në Institutin e Virologjisë Wuhan”, tha ai.
Aleanca EcoHealth kishte studiuar koronaviruse të ndryshëm te lakuriqët e natës për më shumë se dhjetë vite dhe kishte bashkëpunuar me laboratorin e Wuhan.
Gazeta Dita