Përjashtimi i Berishës: – “Rebelohet” Vlora, 5 kryetarë bojkotojnë Bashën

11 Shtator 2021

Në kampin blu kanë nisur të jenë të dukshme ndasitë.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi paraditen e sotme në selinë PD kryetarët e degëve për të sqaruar mbi vendimin e tij për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar si dhe u përcolli udhëzime për atë që e pret tani Partine Demokratike.

Burime të sigurta bëjnë me dije se jo të gjithë kryetarët e degëve kanë qenë të pranishëm në këtë mbledhje të thirrur në fundjavë.

Negociata për të zbutur konfliktin Berisha–Basha, gazetari i Ora News zbulon çfarë po ndodh në selinë PD

Mësohet se në mbledhjen e sotme kanë munguar kryetarët e degëve Vlorë, Himarë, Sarandë, dhe Delvinë, e Selenicë.

Genc Demomemaj kryetari i degës Vlorë, Sezai Balilaj kryetari i degës Selenicë, Andrea Gjoni kryetari i degës Himarë, Vesel Koçiu kryetari i degës Sarandë dhe Hari Imeri kryetari i degës Delvinë refuzuan të ishin të pranishëm në mbledhjen  që u mbajt paraditen e sotme.

Nga OraNews