Përkeqësohet moti në Kosovë, reshje të dendura shiu dhe breshër mbulojnë vendin.
Përkeqësohet moti në Kosovë, reshje të dendura shiu dhe breshër mbulojnë vendin.
– 16.07.2021
Temperaturat sot në Kosovë kanë pësuar ulje, pas ditëve të para të javës, ku ato arritën deri në 38 gradë celsius.Si pasojë e këtyre ndryshimeve, IHMK kishte njoftuar se sot do të ketë reshje shiu e vende-vende edhe breshër.
Tashmë në disa qytete reshjet e shiut kanë filluar dhe po ashtu edhe breshëri.
Në pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale shihet se në komunë e Skenderajt përveç reshjeve të mëdha të shiut në formë stuhish, ka rënë edhe breshër.
Situatë e njëjtë paraqitet edhe në Prizren. Ndryshe, sot Bashkim Kastrati nga sektori për Hidrologji dhe Prognoza Hidrologjike, në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, ka thënë për Telegrafin se Kosova nuk rrezikohet nga përmbytjet.
Gazeta Shqiptare