Perkeqesohet moti. Si do jete ne ditet ne vazhdim.
Perkeqesohet moti. Si do jete ne ditet ne vazhdim.
26/02/2020
Pas ditëve të ngrohta dhe të pazakonta për shkurtin pritet një përkeqësim i motit. Sinoptikanët parashikojnë që duke filluar nga dita e sotme deri të premten moti do të përkeqësohet.
Kushtet e motit pritet që të sjellë vështirësi edhe në lundrimin detar.
“Në daten 26-27-28 shkurt 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet ne daten 26 shkurt 2020 nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 27 nyje, lartësia e detit 2.3 m, kurse nē datën 27-28 shkurt 2020 drejtimi i erës do të ndryshojë në perëndim, veri-perëndim me shpjetësi deri në 31 nyje dhe lartësia e detit 3.9 m.
Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Pritet që deri në mesditën e ditës së premte të jetë mot i përkeqësuar.
Si gjithmonë ju informojmë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Por gjithashtu kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”.
ABC.NEWS