Përkeqësohet situate: – Është edhe më infektues se sa Omicron! Çfarë po ndodh me nënvariantin e ri që po qarkullon? Vjen reagimi urgjent i OBSH-së
Përkeqësohet situate: – Është edhe më infektues se sa Omicron! Çfarë po ndodh me nënvariantin e ri që po qarkullon? Vjen reagimi urgjent i OBSH-së
1 SHKURT 2022
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka reaguar për shqetësimin që ka nxitur tek shkencëtarët identifikimi dhe përhapja e një nën-variant të Omicron, i njohur si BA.2, i cili po konkuron me variantin origjinal në Evropë dhe Azi.
Sipas Reuters, OBSH thotë se nënvarianti i ri Omicron nuk shkakton sëmundje më të rëndë se sa varianti origjinal.
“Nuk ka asnjë provë deri më tani për ndonjë ndryshim në ashpërsinë e sëmundjes që shkakton nënvarianti dhe varianti origjinal. BA.2 kuptohet se është më i transmetueshëm se BA.1 (varianti origjinal i Omicron), por diferenca është më e vogël se dallimi midis Omicron dhe Delta. Vaksinat janë po aq efektive kundër BA.2”, citohet të kenë thënë zyrtarë të OBSH-së, nga Reuters.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, BA.1 është gjetur në 98.8 për qind të rasteve, të paraqitura në bazën e të dhënave publike të viruseve, GISAID, deri më 25 janar.
Por, në ditët e fundit, sipas OBSH-së, disa vende kanë raportuar rritje të numrit me nënvariantin e njohur si BA.2.
Përveç BA.1 dhe BA.2, OBSH-ja rendit edhe dy nënvariante të tjera nën ombrellën e Omicronit: BA.1.1.529 dhe BA.3.
Të gjitha janë të lidhura ngushtë gjenetikisht, por secili prej tyre përmban mutacione që mund t’ua ndryshojnë mënyrën se si sillen.
Gazeta Sot