Perkujtim: – PAS 400 VJETËVE KREMTOHET MESHA E SHENJTË E ARGJIPESHKEVISE SE TIVARITnë Manka, mbi qytetin e vjetër të Tivarit, në Mal të Zi.
Perkujtim: – PAS 400 VJETËVE KREMTOHET MESHA E SHENJTË E ARGJIPESHKEVISE SE TIVARIT
në Manka, mbi qytetin e vjetër të Tivarit, në Mal të Zi.
22 maji 2015
Nga FB: Mikel Prekpalaj.
Ne keto foto shikova Pasurine arkitektonike te te Pareve te Mi. Ne kete veprimtari, ceremoni fetare, degjova zerin e te Parve te mi. Nderim. Respekte per meshtaret dhe pjestaret ne kete meshe te pershpirtshme per te Paret dhe per Ne. Perulem ndaj punes Tuaj. Ndjehm krenar qe Ju kemi. E ndjej shpirterishte qe isha aty dhe shikova hijen e arberorit Marin Bici. Edhe nje here Faleminderit.
PAS 400 VJETËVE KREMTOHET MESHA E SHENJTË
Në Manka, mbi qytetin e vjetër të Tivarit, në Mal të Zi, pas më tepër se 4 shekuj, kremtohet mesha e shenjtë në Kishën e të Shëlbuemit – Ngritjes së Zotërisë në Qiell, që ishte kishe e Benediktinëve.
Tivari dhe rrethina, por jo vetëm, janë lokacion antik i krishterë, që gjatë Perandorisë Otomane ka pësuar shkatërrime të shumta, ndalime e mohime të kulturës dhe trashëgimisë së krishterë.
Prona të shumta ku gjendet kishat e vjetra paleokrisitane, dhe të kohës së mesjetës, gjenden në shumë vende të territorit të Argjipshkvisë dhe pritet që ato të kthehen te pronari i ligjshëm, i vërteti, që në njëfarë mënyre të rikompensohet sadopak dëmi i madhe që pushtimi Otoman i ka bërë kësaj treve Kristian.