Perla më antike në botë.
Perla më antike në botë.
Perla më antike në botë ekspozohet për herë të parë që nga gjetjae saj në Luvër të Abu Dab-it. Ajo u gjet në vitin 2017, në ishullin Marauah. Falë teknikës së radiokarbonit ajo u datua mes periudhës 5800 – 5600 para Krishtit.
Kjo e bën atë perlën më antike të zbuluar ndonjëherë. Ka një diametër 3 centimetra dhe ngjyrë rozë të zbehtë, ndërsa publiku në Abu Dabi mund ta shohë nga afër.
Nga librat historikë rezulton se Abu Dabi ishte një qendër tregtare shumë e njohur për perlat e tij në shekullin 16. Kërkimet për perlat vijuan deri në 1900-ën kur japonezët zhvilluan teknika të reja për t’i kultivuar.
Ende sot ka në Abu Dabi kompani udhëtimesh që organizojnë zhytje turistike në kërkim të perlave.
/abcnews.al