Përleshje para “Shpelles” Kuvendi, 12 policë të plagosur – Protestues te gjakosur Arrestohen. –
Përleshje para “Shpelles”Kuvendi, 12 policë të plagosur – Protestues te gjakosur Arrestohen. –
Dhunë e përleshje tek Parlamenti. Banorët e Unazës së Re janë përplasur fizikisht me policinë. Ata kanë tentuar të çajnë rrethimin e formuar nga efektivët e policisë për të hyrë në parlament ku po zhvillohej seanca plenare.
Protestuesit kanë hedhur edhe shashka e fishekzjarrë. Sipas zëdhënësit të Policisë së Shtetit, Gentian Mullai nga protesta “janë plagosur 12 efektivë policie, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë”.
Ende nuk dihet saktë numri i të plagosurve dhe të arrestuarve. Policia nuk ka dhënë informacion për protestuesit e plagosur, si dhe numrin e të arrestuarëve. Nga disa video që protestuesit kanë hedhur në rrjetet sociale shihet se gjatë aksionit të policisë ka pasur përdorim dhune.
Policia ka shoqëruar disa protestues në komisariat dhe u bëri thirrje me megafon që të mos hedhin kapsolla dhe te distancohen nga dhuna. “Distancohuni nga dhuna. Jemi në detyrë. Ju lutem mos hidhni kapsolla”, kanë kërkuar policia. Rreth 20 mjete të FNSH-së ishin prezente si dhe shumë forca kanë hyrë në oborrin e Xhamisë.
Video/Monenti i arrestimit të disa protestuesve
Pas incidenteve para Kuvendit, qytetarët janë larguar por kanë paralajmëruar vazhdimin e protestës në orët e pasdites. Banorët kanë deklaruar se do të rinisin revoltën e tyre në orën 17:00.
Banorëve të Unazës së Re iu bashkuan edhe banorët e Shkozës. Me pankarta në duar ku shkruhet: “Të mjerë, të pashpirt, të çmendur” si dhe për “familjen japim jetën” protestuesit i kërkojnë qeverisë të mos preken shtëpitë pa marrë vlerën 100 % te dëmshpërblimet me vlerën e tregut.