Përllogaritjet e gjeniut, shënimet e Albert Einstein për teorinë e relativitetit shiten për çmimin rekord
Përllogaritjet e gjeniut, shënimet e Albert Einstein për teorinë e relativitetit shiten për çmimin rekord
23 NËNTOR 2021
Një dorëshkrim me llogaritjet e bëra nga gjeniu Albert Ajnshtajn, teksa përpiqej të formulonte teorinë e tij të relativitetit, është shitur në ankand për 13 milionë dollarë.
Është një nga vetëm dy punimet që tregojnë punën e fizikanit në zbulimin e tij të madh shkencor. Teoria, e botuar në vitin 1915, transformoi të kuptuarit e njerëzimit për hapësirën, kohën dhe gravitetin.
Dokumenti u shkrua midis viteve 1913 dhe 1914 nga Ajnshtajni dhe kolegu i tij zviceran Michele Besso.
“Ajnshtajni është dikush që mbante shumë pak shënime, kështu që fakti që dorëshkrimi mbijetoi dhe arriti te ne e bën atë të jashtëzakonshëm”, tha eksperti Vincent Belloy.
Gazetat përmbajnë llogaritje me stilolaps të zi dhe sipas Vincent Belloy, tregojnë një sërë gabimesh në udhëtimin për të formuluar teorinë.
Shtëpia e ankandeve Christie tha se shitja kishte “tërhequr koleksionistë nga e gjithë bota, të cilët e kuptuan rëndësinë e dokumentit”.
Teoria e relativitetit të Ajnshtajnit hodhi dritë mbi lindjen e universit, orbitat planetare dhe vrimat e zeza.
Majin e kaluar një letër e shkruar nga Ajnshtajni që përmbante ekuacionin më të famshëm të teorisë, E=mc², u shit për më shumë se 1.2 milionë dollarë (897,000 £)./ BBC
– Gazeta SHQIP