“Përmbysja e madhe fillon në Vlorë”. Petrit Vasili: – Nuk ka pranuar kurrë tradhtarë në historinë e saj
12 prill 2021
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili bëri një deklaratë të fortë sot nga Vlora, ku kryeministri Edi Rama është aktualisht deputet por edhe kandidon për zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas Vasilit, “në këtë moment përmbysja e madhe fillon në Vlorë dhe është e domosdoshme të fillojë këtu për një arsye shumë të thjeshtë. Shqipëria ka nevojë për një përmbysje të madhe për të dalë nga bataku i mafiozëve”.
I pyetur mbi largimet nga LSI-ja në PS, Vasili tha i bindur që “Vlora tashmë e ka marrë vendimin, ka marrë një vendim pa kthim. Dhe ky vendim pa kthim ka vetëm një emër: listën e jashtëzakonshme të LSI-së. Nuk ka mundësi që Vlora e lirisë dhe dinjitetit të votojë listën e Astirit, të Afrim Qendros, që do zaptonte Vlorën”.
Pyetje: Pse kaq shumë interes për Vlorën?
Vlora e meriton interesin sepse Vlora është Vlorë. Dhe në çdo moment të historisë e ka drejtuar vendin në atë drejtim ku ka qenë më e mira për të dhe asnjëherë në drejtimin e gabuar.
Në këtë moment përmbysja e madhe fillon në Vlorë dhe është e domosdoshme të fillojë këtu për një arsye shumë të thjeshtë. Shqipëria ka nevojë për një përmbysje të madhe për të dalë nga bataku i mafiozëve i këtyre që kanë shkarkuar dhe në Vlorë siç e shikoni,këtyre mbeturinave që nuk kanë ku të venë. Nuk mund të jetë fati i shqiptarëve peng i duarve të hajdutëve, tradhtarëve të kombit,të provuar si tradhtarë, pra tradhtarë dhe gënjeshtarë Vlora nuk ka pranuar kurrë në historinë e saj.
Pyetje: Është bërë një tjetër takim, me rrjedhje të LSI-së në qytetin e Vlorës. Cili është mendimi juaj?
Situata e LSI-së në Vlorë është absolutisht e shkëlqyer. Jam pjesë e mbështetjes absolute për Vlorën, jo thjesht dhe vetëm si drejtues i LSI-së, por si vlonjat dhe rrënjët e mia janë shumë të forta familjare, nga nëna dhe nga babai im i ndjerë. Dhe është një situatë e shkëlqyer.
Sepse Vlora tashmë e ka marrë vendimin, ka marrë një vendim pa kthim. Dhe ky vendim pa kthim ka vetëm një emër: listën e jashtëzakonshme të LSI-së. Nuk ka mundësi që Vlora e lirisë dhe dinjitetit të votojë listën e Astirit, të Afrim Qendros, që do zaptonte Vlorën.
As listën e Damian Gjiknurit, hajdutit ordiner të votave dhe koncesioneve. Kurrën e kurrës nuk ka bërë Vlora kompromis në këtë drejtim. Ju e dini më së miri që Vlora është vendi i elitarizmit politik.
Nuk është vend ku mbeturinat e politikës të shkarkohen këtu. nuk mund të shkarkohen mbeturinat e politikës të pa riciklueshme gjëkundi, të kusarëve të Astirit, të koncesioneve, të votave të Dibrës, Gjiknurët, Afrim Qendrot dhe Edi Ramat me shokë në Vlorën e shenjtërisë politike, të patriotizmit, të lirisë dhe dinjitetit. Si do të votojnë? Do të votojnë listën e Astirit apo disa nga këta kandidatë të shkëlqyer që unë kam përkrah dhe jam i nderuar që t’i kem.
Do të votojnë patjetër dhe e ka vendosur Vlora, do votojë Grisejdën, pedagogen, vajzën e shkëlqyer të Vlorës. Do votojnë pa asnjë diskutim Dikensin, një njeri patriot.Do të votojnë patjetër Anxhelën, vajzën e Gjormit dhe të Vlorës. Jam i lumtur për Lirinë që kam në krahë, kandidaten e shkëlqyer, gruan e jashtëzakonshme. Kemi pra dy realitete që nuk kanë asgjë të përbashkët me njëri tjetrin.
Dinjitet për këta burra e gra, të rinj që janë përqark meje dhe mbeturina politike në krahun tjetër. Kështu që këtë situatë nuk e manipulon e nuk e kthen dot asgjë, humbjen më të hidhur dhe më të dhimbshme, Rilindja dhe Edi Rama do e ketë nga Vlora. Këtë ta fiksoni mirë.
Nuk ka kthim. Në çdo moment kur është kërkuar përmbysje e madhe Vlora e ka bërë sepse ka votuar në emër të lirisë dhe dinjitetit të saj dhe nuk ka votuar asnjë lloj sharlatani politik ngado që ai është shfaqur dhe ngado që ka ardhur.
Gazeta Panorama