6 Shtator 2024

Përmbytjet katastrofike në 19 gusht, shkaktuan dëme të mëdha në bibliotekën Smithtown në Long Island, Nju Jork.

Pamjet e publikuara së fundmi nga kamerat tregojnë ujin që ka “shpërthyer” në ndërtesë, përpara se biblioteka të përmbytej, duke shkaktuar dëme prej 10 milionë dollarësh.

Uji shkatërroi mijëra libra, kompjuterë dhe koleksionin e Richard H. Handley të objektit të Long Island Americana, ku mbaheshin dokumente historike, duke përfshirë letra të nënshkruara nga Thomas Jefferson.

Në video shihen librat apo edhe objekte të tjera që “notojnë” deri në 10 metra ujë.