![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/09/800-0-631ba7f71924b.jpg?fit=800%2C517&ssl=1)
Përmbytet Shëngjini, reshjet e shiut ‘pushtojnë’ katet e para të pallateve
9 Shtator 2022
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme ne zonën e turistike të Shëngjinit. Uji ka vërshuar në rruge dhe rrugicat e qytetit turistik.
Kjo situatë është e përsëritur sa herë ka reshje shiu dhe shkak kryesor janë ndërtimet pa kriter, të cilat kanë bllokuar sistemin e kanalizimeve. Uji ka pushtuar dhe katin e parë të një pallati.
Prej orëve të drekës të kësaj të premte i gjithë rajoni i Lezhës është përfshire nga stuhi dhe reshje të dendura shiu.
Gazeta Sot