Përmbytet Shkodra, Bashkia kërkon ndihmën e ushtrisë
Përmbytet Shkodra, Bashkia kërkon ndihmën e ushtrisë
8 JANAR 2021
Reshjet e dendura në qarkun e Shkodrës kanë shkaktuar përmbytje të mëdha. Bashkia e Shkodrës ka njoftuar mbi situatën në vend, duke kërkuar edhe ndërhyrjen e ushtrisë me mjete për lundrim që të zhbllokohet situata për banorët e fshatit Obot që janë momentalisht të izoluar mes ujit.
Postimi i Bashkisë Shkodër
Gjatë natës ka pasur rritje të nivelit të ujit në shkarkimet për shkak të reshjeve në lumin Drin e Bunë.
Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80cm.
Rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartesisë së ujit 60 cm si dhe janë përmbytur 30 ha tokë. Ujësjellësi nr. 1 në Obot nuk mund të vihet në punë për shkak të prezencës së ujit që e rrethon.
Në fshatin Shirq, në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan, uji ka përmbytur 489 ha tokë.
Bashkia Shkodër kërkon pajisjen e mjeteve të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banorët e Obotit.
Gazeta Shqip