
Përmbytet Shkodra/ Vështirësi në qarkullim
1 Nentor 2023
Mbrëmjen e kësaj të marte qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshjet e shiut.
Si pasojë raportohet se janë përmbytur rrugët kryesore të qytetit.
Rrjedhimisht është krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve.
Konkretisht përmbytje dhe vështirë në qarkullim ka pasur në segmentin Isa Boletini-Ura Dervish Beg dhe në segmentin te Pallati i Rinisë në Parrucë.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci njofton se grupet e punës ndodhen në terren./ CNA