Përmbytje në zonën e Laprakës në Tiranë, mjetet qarkullojnë në ujë, rëndohet trafiku
22 Nentor 2024
Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit duke u shoqëruar me reshje intensive shiu dhe erë të fortë. Gjithashtu kjo situatë ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve por edhe ka shkatuar pasiguri në lëvizjen e këmbësorëve.
Pamjet e mëposhtme tregojnë situatën e rënduar të krijuar në qarkullimin e automjeteve në zonën e Laprakës në Tiranë. Siç shihet edhe në vido automjetet në Laprakë po qarkullojnë në ujë.