![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/12/640-0-6389bc95d8869.jpg?fit=640%2C380&ssl=1)
Permbytje nga shirat ne Brazil. – njerëzit bllokohen në çatitë e shtëpive
2 Dhjetor 2022
Shirat e dendur shkaktuan përmbytje serioze në jug të Brazilit të enjten, ndërsa ekipet e shpëtimit e Santa Catarina u angazhuan për të ndihmuar në evakuimin e qindra familjeve të bllokuara brenda shtëpive të tyre.
Në pamjet e bëra publike nga ekipet e mbrojtjes së zonës shihen helikopterët teksa fluturojnë mbi ujin e pisët, që mori përpara dhe përmbyti shtëpitë, niveli i të cilit arriti deri në çati.
Nga operacionet e shpëtimit u bë i mundur shpëtimi i mbi 880 personave, referuar autoriteteve vendase, citon Reuters.