Përplasja e fortë Rama-Berisha, paralajmëron ish-ministri: Duhet të presim edhe pak…. –

Postuar: 01/02/2019 – 12:25

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar përplasjen Rama-Berisha një ditë më parë në parlament.

Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se Rama merret me veset e Saliut, por thekson se “duhet të presim pak deri sa të dalë shpirti i veseve të blerjes së votave”, referuar edhe në përgjimet e publikuara së fundmi nga ‘Zëri i Amerikës’.

Reagimi:

Jam krejt dakort me shprehjen “vesi del me shpirtin”, të cilën Rama e përdor teksa merret me veset e Saliut që pret të dalin bashkë me shpirtin e Tij.

Është e vërtetë: vesi del me shpirtin!

Ndaj duhet të presim pak deri sa të dalë shpirti i veseve të blerjes së votave; ndarjes së pushtetit politik me halabakë e kriminelë; talljes së menderes me popullin e vet; mbylljes së gojës kundërshtarëve dhe kritikëve; vjedhjes masive të pasurisë publike; mashtrimit të njerëzve për çdo gjë; mallosjes; të nxjerrjes së allateve në publik; shitjes së trojeve shtetërore për pushtet politik; etj, etj, etj….

Janë shtuar shumë veset, por vesveseliu mbetet në pushtet!