Përplasja e studentëve me policinë në Universitet, reagon ashpër rektori i UT: Veprime të papërgjegjshme. –
Përplasja e studentëve me policinë në Universitet, reagon ashpër rektori i UT: Veprime të papërgjegjshme. –
11 janar 2019.
Pas përplasjes që një grup studentësh patën me disa efektivë policie në ambientet e fakulteti Ekonomik, ka reaguar edhe rektori i UT, Mynyr Koni.
Në një deklaratë të bërë në faqen personale të Facebook, Koni mbështet studentët, të cilët prej disa orësh ata janë ngujuar në shenjë protestë për plotësimin e kërkesave të tyre, duke shprehur indinjatë për veprimet totalisht të papërgjegjshme, siç ai i ka cilësuar, të disa prej anëtarëve të forcave të rendit.
“Në vijim të ngjarjeve që ndodhën sot në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Drejtësisë, si Rektor i Universitetit të Tiranës por edhe si pedagog prej shumë vitesh, shpreh indinjatën time të thellë personale për veprimet totalisht të papërgjegjshme të disa prej anëtarëve të forcave të rendit në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë.
Studentët e UT janë në të drejtën e tyre legjitime për të protestuar si qytetarë të lirë të një vendi demokratik, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre për një arsim cilësor dhe bashkëkohor!”, ka shkruar Koni.