Përplasja nga e cila po mësohen të tjera të vërteta të hidhura për qeverinë
Përplasja nga e cila po mësohen të tjera të vërteta të hidhura për qeverinë
15 shkurt 2020
Nuk thonë kot që përplasja e interesave nxjerr përherë në sipërfaqe disa të vërteta që publiku nuk do t’i kuptonte dot kurrë ndryshe.
Pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj dhe drejtori i Top Channel, Ben Blushi prej disa ditësh po përplasen duke botuar aferat e njëri tjetrit.
Frangaj ka nxitur botimin e aferës së Ben Blushit tek biznesi i inceneratorëve në emër të gruas si dhe blerjen e Lori Cafe, të dyja biznese miliona euro të pashpjegueshme me të ardhurat e ish-deputetit.
Gruaja e Blushit rezulton aksionere dhe ortake me Klodian Zoton.
Blushi nga ana tjetër është përgjigjur nëpërmjet TCH me kronikat për “rrugën e florninjtë” Milot-Balldre, prapa së cilës dyshohet se qendron Aleksandër Frangaj.
TV Klan e ka mbrojtur publikisht koston e çmendur për ndërtimin e kësaj rruge miratuar nga Rama, që është jashtë çdo logjike.
Frangaj dhe Blushi kanë qenë miq bashkë dhe madje shkonin edhe për pushime nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Vetëm se tani gjërat duket se kanë ndryshuar dhe lufta mes tyre është bërë e ashpër.
Portali Tema dhe media të tjera shkruajnë se nuk dihet se cili do të jetë fundi i kësaj beteje.
Por një gjë e mirë vjen nga kjo përplasje: Të paktën po i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit dhe një qeverie që klientelizmin dhe favorizimet me paranë publike për apologjetët e vet në media e ka kthyer në normë.
d.a. / dita