gent-cakaj-

Përplasje Cakaj-Daçiç në Varshavë – Loje Fjalesh nga mungesa e Pervojes apo e qellimshme(!). Shmangie e problemeve thelbesore. –

 12 prill 2019

Gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit dhe BE-së, Daçiç ka mohuar shtetësinë e Kosovës dhe ka akuzuar atë për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit.

Daçiç e mbylli fjalën e tij duke thënë se disa të pranishëm duhet ta kuptojnë se diplomacia është edhe filozofi.

Gent Cakaj, ndërkaq, është përgjigjur duke thënë edhe disa fjalë për Daçiçin.

Sipas burimeve tona brenda takimit, Cakaj ka thënë se “Daçiç ka 28 vite në pushtet dhe unë kam 28 vite jetë. Për shkak të 28 viteve të Daçiç në pushtet, unë në 28 vitet e mia në jetë e kam provuar si është të jesh refugjat.

Sidoqoftë, meqë Daçiç tha se diplomacia është edhe filozofi, unë dua t’i them në mënyrë diplomatike diçka filozofike: Të jetosh në të njëjtën kohë nuk do të thotë të jetosh në të njëjtin shekull. Me fjalën tuaj në këtë mbledhje ju keni dëshmuar se i takoni shekullit 20, ndërkaq, unë me sjelljen time kam provuar se i takoj shekullit 21”, citojnë mediat kosovare.

gent-cakaj-