30 Tetor 2024

Një përplasje me armë zjarri ka lënë të vdekur tre persona dhe dy të plagosur rëndë në Shkodër.
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se policia e Shkodrës është e pamotivuar, dhe e pambështetur nga institucionet e tjera, ndërsa shtoi se drejtësia përkëdhel kriminelët.

Karamuço u ndal te drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku tha se nuk garoi për t’u bërë kreu i policisë, ndërsa shtoi se kishte hequr dorë nga polici
“Do ta nis kronologjikisht. Ka ndodhur një vrasje rëndë e dy personave para shumë vitesh në një ndeshje futbolli. Kjo studiohet si ditë dhe orë se kur do bëhet goditja. Vrasësit kanë qenë profesionistë. Vrarës që vijë nga qytete të tjera dhe paguhen. Ata që pre supozojmë se janë autorët janë në kafe. Janë gjetur tre pistoleta në makinën e viktimave. Do të thotë që ka pasur një shkëmbim zjarri. Është një lagje ku viktimat, drejtuesi më tepër e kishte të ndaluar të kalonte. Flas për Licin. E para policia aty, është një polici që ka bërë aksione për kanabis, kemi kërcënime të përsëritura ndaj drejtorit të policisë. E kam marrë në tel dhe e kam pyetur pse nuk ka aplikuar. “nuk do kandidoj më, do afrohem me familjen”. Çfarë ndodh? Është një polici e pamotivuare, e tradhtuar e pakoordinuar me drejtësinë dhe shërbime të tjera. Është drejtësia që ka përkëdhelur kriminelët. Është një zonë që kamera. Mund të kishte një bilanc më të lartë të viktimave. Mund të rendohet bilanci me një të katërt, pasi edhe dhe i moshuari është në gjendje kritike për jetën.

Ne kemi një problem të madh në Shkodër, këto banda kanë vite. Këto banda drejtojë jetën politike lokale. Janë forcuar jo vetëm në jetën politike, por kanë kryer masakër gjatë orëve të pasdites. Vendosin gjobave bizneseve. Përves se ka pasur goditje ndaj kanabisit, kanë shfrytëzuar çdo mundësi. Para një muaji kam paralajmëruar se Shkodra është kthyer në një Palermo por askush s’më dëgjoi. Kam parë një kamera në muajin qershor, ajo kamerë ishte e ngjashme me këtë ngjarjen e sotme, por kishte ndodhur në orën 12 të drekës. Policia është e pambështetur dhe e pamotivuar.”, tha ai.