Përplasje mes protestuesve e policies. Tentojnë të futen në Ministri, shoqërohen disa persona.

 17 SHTATOR 2020

Tensione të forta në protestën e naftëtarëve , ku protestuesit kanë tentuar të futen me forcë në Ministrinë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Protestuesit tentuan të çanin kordonin e policisë, ku për pasojë janë shoqëruar disa persona nga uniformat blu.

Naftëtarët shprehen të vendosur për të vijuar protestën e tyre, duke kërkuar të bisedojnë me një përfaqësues të Ministrisë për pretendimet e tyre.

“Ta marrin seriozisht problemin, nuk ja kemi borxh askujt. Të marrin një vendim të duhur, o sot o kurrë. Të rifillojë puna, të na japin lekët. Ne i përgjigjemi shtetit, të na përgjigjet edhe shteti ne. Kjo është një padrejtësi e madhe. Kemi 40 vite që punojmë aty.”, u shpreh një prej protestuesve.

Ata pretendojnë se kanë 20 paga të pa marra dhe 11 muaj pa punë.

GAZETA SHQIP