Përplasje në protestë, tentohet çarja e kordonit para Kuvendit. Policia, thirrje me megafon. –
Përplasje në protestë, tentohet çarja e kordonit para Kuvendit. Policia, thirrje me megafon. –
28 mars 2019
UPDATE- Mes fjalimeve e tensioneve, teksa hidhen tymuese e shashka drejt kordonit policor te vendosur para Kuvendit te Shqiperise, Policia e Shtetit ka perseritur thirrjen per ruajtjen e qetesise. Ashtu si edhe ne protesten e meparshme, policia i eshte drejtuar organizatorit Gazment Bardhi, te marre masa. Nderkohe qe ka pasur nje tjeter tenative per te care kordonin e policise.
Thirrja e Policisë:
Ju lutemi ruani qetësinë.
- Ndërpritni veprimet e dhunshme. Mos hidhni kapsolla, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë
- Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga veprimet e dhunshme. Mos u përplasni me Policinë.
- Veprimet e tubueseve janë në kundërshtim me ligjin. Policia do të zbatojë ligjin.
I nderuar zoti Gazmend Bardhi, si organizator i tubimit, merrni masa që personat që hedhin kapsolla lende piroteknike apo sende te forta ti ndërpresin menjëherë këto veprime. Merrni masa qe personat qe mbajnë maska në tubim ose ti heqin ose të largohen.
Ish-deputeti Balliu: “Jemi mbledhur kundër atij parlamenti që është kthyer në një parlament palaçosh. Parlamenti është këtu, është në Vlorë në Shkodër, në gjithë Shqipërinë. Ka 6 vite kjo qeveri që i nxin jetën qytetarëve shqiptarë. Ka 6 vite që i ka marrë frymën qytetarëve shqiptarë, është kohë që qytetarët ti marrin frymën kësaj qeverie. Këta komunistë sot kanë rikthyer gjyqet politike. Shqiptarët do të të nxjerrin ty Rama me hir apo me pahir”.
Ora 10:45/ Pas grumbullimit te protestuesve para Kuvendit te Shqiperise, kane nisur fjalimet e opozitareve, ne podiumin e improvizuar. Here pas here hidhen shashka e tymuese nga ana e protestuesve, drejt policise.
Ish-deputeti Salianji
“Ne kërkojmë mirëqenie për shqiptarët, Rama do para e të zhvasë popullin, ndaj ne jemi këtu dhe themi Rama ik. Ne duam zgjedhje të lira e të ndershme dhe Shqipërisë si gjithë Evropa, ai do ta kthejë si Venezuelën e Maduros. Ne duam qeveri shërbëtore të qytetarëve dhe jo shërbëtore të oligarkëve, ndaj themi Rama Ik. Ka vetëm një zgjidhje, kjo rrugë të con te demokracia e vërtetë, te zgjidhja për Shqipërinë si gjithë Evropa. Rama ik. Ju dhe cilido e sheh se si qeveria është e kapur në krim e korrupsion, duke tentuar ti bëjnë presion qytetarëve, por sit ata janë më të fortë se kurrë dhe bërtasin Rama ik. A e keni parë si janë të tredhur për hallate prokurorët dhe nuk thërrasin asnjë ditë Edi Ramën, pavarësisht se Shqipëria është vjedhur dhe është zhvatur. A keni parë të shkojë në Prokurori, Damian Gjiknuri, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin. Në Prokurori shkojnë vetëm qytetarët”- tha Salianji, duke theksuar se kufirin e ka tejkaluar policia dhe jo protestuesit. “Ne nuk perdorim dhune, nese ne do te donim, e kapecenim ate gardh per 2 minuta, nuk ka gardh qe na ndal”- ka thene ai.
Ish-deputete, kane bere thirrje per bashkimin e shqiptareve ne misionin e madh per largimin e nje qeverie te krimit qe nuk perfaqeson shqiptaret.
“A ka me garanci sot me Ramen? Ai te ike nje ore e me pare, ai duhet shkulur me rrenje”- ka thene Silva Caka, ish-deputete e LSI-se.
Ora 10:23/ Plagoset nje nga protestuesit e mbledhur sot para Kuvendit te Shqiperise me thirrje “Parlamenti i Krimit, Qeveri e korruptuar” dhe “Rama ik”. Ai eshte shfaqur me hunde te gjakosur, nderkohe qe protestes te tjere i kane dhene ndihmen e pare.
Ora 10: 22/ Mberrin ne proteste edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai eshte pritur me brohoritje dhe duartrokitje nga protestuesit.
Ora 10:20/ Nderkohe qe kreu i PD-se, Lulzim Basha ndodhet mes protestuesve, turmes se madhe qe po proteson para Kuvendit i eshte bashkuar edhe kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi.
Ora 10:18/ Serish tensione gjate protestes se opozites para Kuvendit. Protestuesit tentojne te cajne kordonin policor, duke shtyre e hedhur edhe sende te forta. Nderkohe qe efektivet e policise duken teksa kane vendosur maskat kundergaz.
Ora 10:16/ Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka dale nga selia, duke iu bashkuar protestuesve, te cilet jane mbledhur tashme para godines se Kuvendit te Shqiperise.