26 Nentor 2024

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cila i është bashkuar protestës është ulur këmbëkryq në mes të rrugës përkrah një të moshuari, teksa i bën thirrje policisë të largohet në mënyre që opozita të vazhdojë protestën.

Erisa Xhixho: Keni 2 zgjedhje… ose të na shkelni, hajde guxoni një herë, guxoni të na shkelni. . Gjyshin do shkelni që ka dalë për pension. Policët të kaloni içik se na merrni ajrin, largohuni.

Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike proteston sot, përmes mosbindjes civile duke bllokuar disa akse kryesore në Tiranë.

Protesta sot është akti i tretë i Mosbindjes Civile. Forma e protestës sot është e njëjtë si herën e fundit, duke bllokuar disa rrugë përmes mosbindjes civile.

Opozita ka bllokuar Rrugën e Elbasanit, rrugën te sheshi Willson, aksin te Pallati me Shigjeta, rrugën pranë Bashkisë së Tiranës dhe rreth rrotullimin te Zogut i Zi.

Opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhjet parlamentare 2025.