Përplasjet për ndryshimet Kushtetuese/ Reagon SHBA dhe BE-ja pas takimit të Yuri Kim dhe Luigi Soreca: Kjo është thelbësore
Përplasjet për ndryshimet Kushtetuese/ Reagon SHBA dhe BE-ja pas takimit të Yuri Kim dhe Luigi Soreca: Kjo është thelbësore
27 KORRIK 2020
Ka përfunduar takimi i ambasadores së SHBA Yuri Kim dhe ambasadorit të BE Luigi Soreca, me kryeministrin Edi Rama, të cilët i kanë shkuar në zyrë ditën e sotme.
Ambasadorët e SHBA dhe BE reaguan pas takimit me kryeministrin Rama.
Në një reagim nga ambasada amerikane, thuhet: “Ambasadorja Yuri Kim dhe ambasadori Luigi Soreca u takuan me kryeministrin sot për pak më shumë se 1 orë. Ambasadorja Kim e falenderoi kryeministrin për udhëheqësinë e tij në sigurimin e miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit dhe mirëpriti vazhdimin e diskutimeve të ndërsjella në Këshillin Politik në lidhje me masat shtesë. Siç kemi thënë publikisht, ambasadorja theksoi rëndësinë që të gjitha palët të marrin pjesë në mirëbesim, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente”.
Në këtë linje ishte edhe delegacioni i BE në Tiranë.
“Ambasadori u takua me kryeministrin së bashku me ambasadoren Kim për një orë këtë mëngjes. Ai falenderoi kryeministrin për angazhimin e tij në miratimin e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe e ftoi atë që të punojë me shpejtësi për zbatimin e saj. Në të njëjtën kohë, ai mirëpriti vazhdimin e diskutimeve në Këshillin Politik në lidhje me ndryshimet shtesë, për të respektuar frymën dhe rezultatet e 5 qershorit. Gjithëpërfshirja është thelbësore kur bëhet fjalë për çështjet elektorale,” thuhet në reagimin e BE.
Gazeta Sot