Përse Rama u çua në këmbë dhe po kërcente nga belaja në “Opinion”
Përse Rama u çua në këmbë dhe po kërcente nga belaja në “Opinion”
16 Tetor, 2020
Nga Andi Bushati
Vetëm një hall i madh mund ta detyronte kryeministrin e vendit të linte kolltukun në studion e Opinion dhe të ngrihej në këmbë si showmen.
Ose një hall i madh..ose një interes i madh…atë mund ta zgjidhi me mendjen e tij secili që ka parë peformancën e Ramës në studio, e cila kishte vëtëm një qëllim, të jepte shfaqe, të ulërinte, të përbetohej se është shkencëeisht e vërtetuar se të gjatët nuk vjedhin, madje të ngrihej në këmbë në mes të emisionit dhe të spërkaste me stërklat e tij gazetarët në studio (megjithëse në kohë pandemie) vetëm me një qëllim: Që të mos lejonte një debat normal për shifrat e frikshme të inceratorëve.
Historia e këtij skandali që do na kushtojë deri në fund mbi 350 milionë euro është vërtet një nga mëkatet më të mëdha të kësaj qeverie.
Saga e inceneratorëve nis në vitin 2014 me një ofertë të pakërkuar. Për të kënaqur atë, qeveria socialiste ndryshon strategjinë e saj nga përballimi i plehrave me riciklim në atë me djegje të inceneratorëve.
Në fund të vitit 2016, pa tender ndërkombëtar të detyrueshëm nga ligji, pa procedura transparente, qeveria fillon procesin e dhënies në një dorë të vetme të tre projekteve.
Eshtë e çuditshme se si brenda një dite, datës fatale 16 dhjetor 2016, i gjithë shteti shqiptar vihet në dispozicion të këtij biznesi fitimprurës. Mbyllet “gara”, merren vendime nga 9 institucione, nënshkruhet kontrata 40 faqshe me privatin dhe fillon dizbursimi i parave për të (14 milonë eurot e para nga 75 milionë deri tani).
Dhe e gjithë kjo maskaradë përfundon me rastin për Gines të inceneratorit të Fierit, i cili sot ka marrë mbi 23 milionë euro pa bërë asnjë ditë punë.
Pikërisht, ky hall, apo ky interes, e bëri Ramën të humbte toruan, dhe të kërcente si prifti nga belaja në “Opinion”, aq sa për disa çaste u kthye dhe në rrezik i shpërndarjes së virusit, duke lëshuar afshet e gojës së tij që vihej në punë nga inceneratorët, mbi fytyrat e të ftuarve të tjerë në studio.
Dhe policia bëri mirë që nuk shkoi ti vinte gjobë kryeministrit për këtë krim shëndetësor, sepse krimi që ai po mbronte në studio, ishte tejet më i rëndë sesa infektimi rastësor i Rakipllarit apo Shkullakut.
Lapsi.al/