Përshëndesin mësuesit e shokët me lot në sy, lënë Kosovën për të shkuar në emigrim-
Përshëndesin mësuesit e shokët me lot në sy, lënë Kosovën për të shkuar në emigrim. –
Dy vogëlushë në Kosovë kanë lënë atdheun e shokët e klasës me lot në sy. Kur vendlindja të ofron pak shpresa për të ardhmen emigrimi është rruga e vetme, edhe pse e mundimshme. Mësuesi nga Prizreni, Mehmet Sahiu ka ndarë një video të dhimbshme se si dy nxënës nga shkolla fillore “Dy dëshmorët” u larguan për bashkim familjar jashtë vendit.
“Në shkollën fillore “Dy dëshmorët” në Piranë, sot kujdestarët e klasëve dytë, katër dhe pestë organizuan përcjellje për 3 nx.që pa dëshirën e tyre duhet të ndahen me lotë në sy duke u përshëndetur me shokët, shoqet, mësuesen e mësuesit e tyre, vetem për të bërë bashkim familjarë jashtë vendit. Nxënës të edukuar, të sjellshem,të respektuar që në ditarët e tyre lanë vlerësim maksimal.F jala lamtumirë ishte shumë e rëndë dhe emocionuese për mësuesen Sahadete dhe mësuesit Muharem dhe Mehmet Spahiu! Unë uroi që këta nxënës të jenë nënë mbrojtjen e Allahut dhe një ditë t’i kthehen vendit duke kontribuar në KOSOVË që është vendi më i mirë në botë”, ka shkruar mësuesi nga Prizreni.