Përshkallëzohet “revolta”, çfarë po ndodh me posterat e Goran Bregoviç (FOTO)

– 17/08/21

Ftesa e Bashkisë Korçë për këngëtarin Goran Bregoviç ka shkaktuar debate të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë

Nga qytetarët e zakonshëm e deri tek artistët, kanë qenë të shumtë ata që kanë kërkuar anulimin e koncertit, si një shenjë respekti ndaj ndjeshmërisë së të afërmve të viktimave në luftën e Kosovës.

Gjithsesi nga autoritetet, kryesisht nga Bashkia e Korçës, nuk ka patur asnjë reflektim. Ndërsa dita e performancës afrohet, duket se edhe reagimi qytetar po ndizet.

Në shenjë proteste, posterat e këngëtarit që janë afishuar në billboardet në rrugët e Tiranës, janë zhgarravitur nga qytetarët.

Posterat e Goran Bregoviçin që janë afishuar në billboardet në rrugët e Tiranës janë zhgarravitur nga qytetarët.

Shtohen tensionet

Edhe “Tifozat Kuq e Zi” kanë sulmuar dje zyrat e Bashkisë Korçë në formë proteste që të tërhiqet ftesa për Goran Bregoviçin.

Ata shprehen përmes një postimi në rrjet se nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimit duke theksuar se ky ishte një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës.

“Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë. Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregoviçin. Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit”, sipas faqes zyrtare të tyre.

Posterat e Goran Bregoviçin që janë afishuar në billboardet në rrugët e Tiranës janë zhgarravitur nga qytetarët.

Gazeta Mapo