“Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani”/ Ahmetaj “nuk kursen asgjë” te RAI3: – Rama priste trafikantët në zyrë! – Pastrojnë paratë e drogës, nga vijnë gjithë këto para?!
3 Qershor 2024
Mbrëmjen e sotme është transmetuar pjesa e dytë e emisionit “Report” të Rai 3, me ndërthurrje të intervistës së kryeministrit Edi Rama, i cili insistoi të sqarojë për publikun akuzat e emisionit italian, por duket së është zhytur më thellë duke u detyruar të marrë në mbrojtje trafikantët e drogës, bashkëpunëtorë të tij.
Një vëmendje të veçantë në këtë emision i është kushtuar ndërtimit të kullave të larta që po ngrihen në Tiranë.
Gazetari italian përmendi disa prej tyre, si kullën “Ekspozita”, të familjes së Ervin Matës, si dhe duke theksuar se vetëm 20% e vlerës së përgjithshme të parave për ndërtimin e kullave është dhënë në formë kredie nga bankat.
Një dëshmi e transmetuar në emisionin ‘Report’ të Rai3, është edhe ajo e ish-zv-kryeministrit në arrati Arben Ahmetaj, i cili po flet duke drekuar, mesa duket pa e ditur që po regjistrohej.
Ai akuzon Ramën jo vetem se ka lidhje me mafiozët të cilët i përdor për zgjedhje. Ahmetaj thotë se këta “kapo të mafias” Rama i ka pritur edhe në zyrën e tij.
Nga OraNews