Peru: – Një burrë mbante në shtëpi një mumje 800 vjeçare.
2 Mars 2023
Policia në Peru bëri një zbulim të befasishëm kur kontrolloi një burrë i cili ra në vëmendjen e tyre pasi aktroi si i dehur në një zonë arkeologjike në Puno.
Brenda çantës së tij termike ishte një mumje e lashtë. Burri tha se ai ka ndarë dhomën e tij me mumjen e fashuar dhe e konsideronte atë “një lloj e dashure shpirtërore”.
Eshtrat i kishte futur në çantë për t’ua treguar miqve të tij, tha ai.
Ai ka shpjeguar se “Juanitën”, siç i kishte vënë nofkën mumisë, e ka mbajtur në një kuti në dhomën e tij, pranë televizorit. Ai shtoi se ishte në pronësi të babait të tij.
Ekspertët thanë se trupi ishte midis 600 dhe 800 vjeç dhe se ishte i një mashkulli të rritur dhe jo një gruaje, siç kishte supozuar burri që u zbulua me të. Mashkulli i mumifikuar vlerësohet të ketë qenë më shumë se 45 vjeç në kohën e vdekjes së tij dhe 1.51 m i gjatë.
Policia ka sekuestruar mumjen e mbajtur në çantën termike dhe ia ka dorëzuar ministrisë së kulturës të Perusë, e cila kujdeset për trashëgiminë e vendit.
Burri që po transportonte dhe dy miqtë e tij, të cilët janë nga 23 deri në 26 vjeç, u arrestuan dhe po hetohen për krime të mundshme kundër trashëgimisë kulturore të Perusë.
Top Channel