24 Prill 2023

Kultura helenistike u shfaq si një simbiozë e tre përbërësve të botës antike në atë kohë: maqedonase, helene dhe lindore ose orientale.

Kjo periudhë rezulton të jetë nga më komplekset e të pastudiuara dhe për të hedhur dritë, arkeologu Apollon Baçe sjell në anglisht botimin “Ilyrian world”, në të cilën përfshihen arkitektura, ritualet dhe religjioni.

Këtë botim, arkeologu e përuroi mes kolegëve dhe miqve.

Gjatë përurimit të librit, arkeologu Neritan Ceka dhe gazetari Roland Qafoku nënvizuan domosdoshmërinë e këtij botimi, për njohjen e historisë.