Përveç pandemisë, OBSH jep një tjetër alarm
Përveç pandemisë, OBSH jep një tjetër alarm
31 GUSHT 2020
Organizata Botërore e Shëndetit publikoi sot një studim mbi ndikimin e COVID-19 në sistemet shëndetësore bazuar në raportet e 105 vendeve. Të dhënat e mbledhura nga pesë rajone gjatë periudhës Mars – Qershor 2020 ilustrojnë se pothuajse çdo vend (90%) ndërpreu shërbimet për sëmundjet e tjera. Vendet me të ardhura më të ulëta, raportuan vështirësitë më të mëdha.
Shumica e vendeve raportuan se shumë shërbime rutinë janë pezulluar, ndërsa kujdesi për sëmundje kritike, si kanceri apo HIV, janë ndërprerë kryesisht në vendet e varfra.
Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH tha se koronavirusi duhet të jetë një mësim për të gjitha vendet dhe se shëndeti nuk është një ekuacion.
“Ne duhet të përgatitemi më mirë për emergjencat, por gjithashtu të vazhdojmë të investojmë në sisteme shëndetësore që i përgjigjen plotësisht nevojave të njerëzve gjatë gjithë jetës”, u shpreh ai. /L.F
- dritare.net