Pese te paverteta per termetet
Pese te paverteta per termetet
- Botuar: 9 vite më pare
Tërmeti dhe tsunami shkatërrues që goditi Japoninë u shoqërua në media me shumë informacione shpjeguese për vetë tsunamet, një fenomen natyror i cili për shumë njerëz është ende i paqartë se si formohet. Megjithatë, në këtë “bombardim” informacioni, një prej gjërave më të dukshme ishin keqkuptimet dhe dhëniet e lajmeve të pavërteta. Një revistë italiane përmblodhi sot gabimet më të zakonshme që janë bërë në lidhje me lëkundjet e tokës.
Ngatërimi i fuqisë – Në momentin e parë të tërmetit, fuqia e tij nuk ishte e qartë, ndërsa në media mund të lexoje për një tërmet 6 ballë, 8 ballë apo 9 ballë. E vërteta është se ekzistojnë disa shkallë të ndryshme për të matur forcën e tërmeteve.
Më e përdorura është ajo Riechter. Në bazë të saj, tërmeti shkatërrues i 11 marsit kishte një fuqi goditëse të magnitudës 9. Nga ana tjetër, një njësi matëse si Mercalli, e përdorur shumë përpara Riechter-it dhe ende si referencë në vende europiane, do t’a pasqyronte tërmetin si të shkallës së gjashtë, në referencën e saj mbi fuqinë e tërmeteve.
Parashikimi i tërmeteve – Është thënë që njohja gjeologjike dhe ajo e lëvizjeve të pllakave, së bashku me hartën ku ndodhin goditjet, lejon që të parashikohen tërmetet. Thuhet edhe se në zonat ku bie një tërmet i fortë, ka pak gjasa të përsëritet një i tillë.
Këto janë bestytëni të gabuara, pasi me teknologjinë e sotme tërmetet janë absolutisht të paparashikueshëm. Nga ana tjetër, ndonëse është shumë e rrallë që epiqëndra të jetë ekzaktësisht e njëjta, një zonë ku bie një tërmet i fuqishëm ka më shumë probabilitet që të goditet përsëri.
Centralet bërthamore – Është shkruar se në momentin kur ishte ndërtuar centrali bërthamor i Fukushimës, nuk mund të dihej se zona ishte e rrezikuar prej tërmeteve.
Kjo është gjithashtu e pavërtetë. Kjo zonë është e njohur për aktivitetin e saj sizmik. Në fakt, në vitin 1923, ndodhi një tërmet i tillë që shkatërroi një pjesë të madhe të Tokios dhe epiqëndra atëherë ishte pikërisht në Fukushima.
Tërmeti më shkatërrues – Në përpjepje për të sensocionalizuar ngjarjen, shumë media e kanë cilësuar tërmetin e Japonisë si më shkatërruesin e historisë.
E vërteta është që ky tërmet nuk është as më i forti, as më i fuqishmi. Kili njohu në vitin 1960 një tërmet 9,5 të shkallës Riechter, ndërsa tsunami shkatërrimtar i vitit 2004 u provokua nga një tërmet me magnitudë 9,1 në det. Ndërsa më vdekjeprurësi ndonjëherë është ai i vitit 1556 në provincën kineze të Shanxit, i cili shkaktoi sipas burimeve të kohës 830 mijë viktima ose më shumë.
S’mund të ndodhte në Japoni – Ndonëse Japonia është vendi më i prekur në botë nga tërmetet, ekziston një besim se tërmetet në këtë vend janë të fortë ose mesatarë, por jo katastrofikë.
Ky është përsëri një mit i gabuar. Në rastin e tërmetit më të fortë në botë, në vitin 1960, u vlerësua se pllakat tektonike pranë Kilit po lëviznin me shpejtësi 8 centimetra në vit. Kjo është e njëjta shpejtësi që lëvizin drejt njëra-tjetrës dhe pllakat në Japoninë qëndore.